Letërsi

1000+ "Anjeza nuk u zgjua" prin kolanën Leteratura 2019

Shkruar nga Liberale
1000+ "Anjeza nuk u zgjua" prin kolanën Leteratura 2019

Historia e dashurisë mes Anjëzës dhe Davidit; dy të rinjve që vijnë nga Lezha e vitit 1985; ka joshur qindra lexues që zgjodhën ta blinin romanin “Anjeza nuk u zgjua” në stendën e UET PRESS, gjatë katër ditëve të Panairit të 22 të Librit.

Kështu Anjeza, vajza e ndrojtur por me ëndrra të mëdha, arriti të rrëmbente zemrat e qindra vajzave të një tjetër kohe, me çiltërsinë e saj. Zogaj ishte aty, bri librave të tij në stendë për të firmosur autografe për lexuesit që donin të dinin më shumë rreth librit.

I shkruar me një stil realist, kjo vepër i jep një tjetër dimension profilit të poetit dhe shkrimtarit Prec Zogaj.

Historitë e dashurisë mund të tregohen lehtë por jo të shkruhen. Kjo i dallon dhe librat e dashurisë ato që mbeten gjithnjë në kujtesën tënde, e shpesh të rishfaqen në forma të ndryshme gjatë jetës tënde. E tillë është dhe kjo histori dashurie, një histori që nuk do të iki asnjëherë nga ty, pavarësisht nga koha kur e ke lexuar në libër.

Në morinë e romaneve nga autorët shqiptarë në këtë Panair, “Anjeza nuk u zgjua” u rendit si libri më i shitur. Kjo histori prin dhe librat e Kolanës Leteratura të vitit 2019. Kjo kolanë pjesë e botimeve UET PRESS ka në filozofinë e saj botimin e veprave të autorëve shqiptarë, duke sjellë një kontribut në letrat shqipe. Përgjatë këtyre viteve librat e kësaj kolane janë dhe një pasqyrë e realitetit letrar në vend.

Pesë libra iu bashkuan këtë vit kësaj kolane. I pari është Amangala Mandala, përmbledhja me tregime e fituesit të edicionit të pestë të çmimit Kadare, Loer Kume. Kjo përmbledhje dallohet për një vokacion ndryshe dhe karaktere që zëvendësojnë subjektin. “Testamenti i mitomanit” është një tjetër libër i kësaj kolane i shkruar nga Leka Bungo. Libri është  një kaprico, kështu e quan autori këtë libër.

"Kaprico në prozë. Është hera e parë që unë tentoj të shkruaj. Nuk pretendoj të jem ose të bëhem shkrimtar. Ky libër ka një pikësynim. Dhe pikësynimi i tij i vetëm, është që vonë, shumë vonë ata që do ta lexojnë do të shohin dhe do të njohin periudhën ku unë kam jetuar”, shprehet Leka Bungo.

“Lamtumirë baba” i Mustafa Nanos dhe “Kësulkuqja vjen me trenin e dhjetës” së Rudolf Markut, janë dy romane që së fundmi i janë bashkuar kësaj kolane e që janë pritur mirë nga lexuesi. Të dyja këto vepra rivijnë të ripunuara nga autorët, duke u dhënë një kënd tjetër vështrimi./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1102684,1102546,1102538,1101951,1101950"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH