Aktualitet

100-vjetori i parlamentarizmit, Kuvendi hap sot dyert për publikun

Shkruar nga Liberale
100-vjetori i parlamentarizmit, Kuvendi hap sot dyert për publikun

Në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi do të hapë sot dyert për publikun.

Duke nisur nga ora 10:00 deri në 20:00, në sallën e seancave plenare të Kuvendit, do të jetë “Dita e Dyerve të Hapura”.

Gjatë kësaj dite vizitorët mund të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues (çanta, bluza, stilolapsa etj.), të prodhuar enkas për këtë veprimtari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH