Globi

100 ditët e para si kryeministër, Albin Kurti bën bilancin

Shkruar nga Liberale
100 ditët e para si kryeministër, Albin Kurti bën bilancin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cilësoi të suksesshme 100 ditët e para në detyrë.

Ndërsa bëri bilancin në mbledhjen e qeverisë, shefi i ekzekutivit tha se kanë përmbushur premtimin bazë për vënien në kontroll të pandemisë dhe sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Buxheti i rishikuar gjatë javës së kaluar do të mundësojë ringjalljen ekonomike, sipas kryeministrit, i cili paraqiti gjithashtu detajet e paketës së re të rimëkëmbjes.

Duke përmendur vendimet në fushën e sundimit të ligjit, Kurti tha se nuk do të bëjnë asnjë kompromis në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithatë, ai shtoi se ky është vetëm fillimi dhe se nuk ka vend për vetëkënaqësi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH