Aktualitet

10 vjeçari kërkon familjen, apeli i dajës: Ka nevojë për psikolog

Shkruar nga Liberale

Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakonit, ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç.

Manjola Cakoni ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni 15 vjeçe nga tërmeti në Thumanë, ndërsa ajo me djalin e vogël ndodhen ende në spital.

Sipas TCH, 10 vjeçari Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij, madje ka tentuar të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH