Aktualitet

10 vendet më të varfëra në Europë, ja ku renditet Shqipëria dhe Kosova

Shkruar nga Liberale
10 vendet më të varfëra në Europë, ja ku renditet

Portali gjerman DERWESTEN ka listuar vendet më të varfra në Evropë për vitin 2023. Në këtë listë Shqipëria është renditur si vendi i katërt më i varfër ne Europë, ndërsa Kosova është renditur në vendin e dy. Në raportin e publikuar thuhet se lista është krijuar mbi bazën e prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për frymë banori. GDP-ja (PBB-ja) pasqyron vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend.

10 shtetet më të varfëra në Europë janë:

1) Ukraina

Fakti që Kosova është zëvendësuar si vendi më i varfër në Evropë është kryesisht për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila filloi me pushtimin e trupave ruse në shkurt të vitit 2022. Deri në fillim të luftës, ekonomia e Ukrainës ishte në një kurs rritjeje, por karakterizohet gjithashtu nga nivele të larta korrupsioni, nuk ka një ekonomi të plotë tregu dhe nuk është një demokraci e vendosur. Produkti i brendshëm bruto (GDP) për frymë në Ukrainë – i ndikuar shumë nga lufta – është vetëm 4,348.57 dollarë amerikanë

2) Kosova

Kosova u shpall e pavarur në vitin 2008 dhe njihet si shtet i pavarur edhe nga Gjermania, ndër të tjera. Brenda asaj që ishte Jugosllavia e atëhershme, Kosova ishte rajoni më i varfër dhe shteti, me rreth 2.5 milionë banorë, është ende një nga vendet më të varfra në Evropë. Kjo është për shkak jo vetëm të politikave të dështuara sociale dhe ekonomike si pjesë e Jugosllavisë, por edhe të pasojave të luftës së Kosovës dhe një industrie mezi të zhvilluar.

3)Moldavia

4) Shqipëria

Produkti i brendshëm bruto i këtij vendi është 6,457,22 dollarë për kokë banori. Në disa fusha – si turizmi apo inflacioni – Shqipëria ka qenë e suksesshme, por është ende një nga vendet më të varfra në Evropë. Përveç shkallës së lartë të papunësisë, Shqipërisë i duhet ende të përballet me një infrastrukturë shumë të dobët.

5) Maqedonia Veriut

6) Gjeorgjia

7) Bosnjë dhe Hercegovina

8) Bjellorusia

9) Mali i Zi

10) Serbi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH