Globi

10 makina të djegura, apartamente të pabanueshme, njerëz të lënduar, bilanc lufte nga shpërthimi i furgonit me bombola oksigjeni

Shkruar nga Liberale
10 makina të djegura, apartamente të pabanueshme, njerëz të

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e enjte në në rrugën "Pier Lombardo", në zonën Porta Romana në Milano, që pavarësisht dëmeve materiale, fatmirësisht nuk pati viktima. Do të ishte një furgon, i ngarkuar me 20 bombola oksigjeni që do të shpërthenete në flakë. Zjarri do të përhapej në makinat e parkuara për t'u përhapur edhe më tej në ndërtesat anash rrugës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, duke bërë një bilanc të ngjarjes, rreth 200 njerëz janë evakuuar, rreth dhjetë makina janë shkatërruar dhe pesë motoçikleta janë djegur. Banesat e shpallura të pabanueshme 12.

Zjarri është shuar nga zjarrfikësit që kishin mbërritur në Pier Lombardo me 7 automjete. Përveç një murgeshe, e cila gjatë evakuimit kishte rënë dhe ishte plagosur në kokë, i vetmi i plagosur nga flakët është shoferi i furgonit që mbante bombolat e oksigjenit. Burri, në fakt, do të ishte përpjekur deri në fund të hiqte sa më shumë nga automjeti, duke pasur parasysh ndezshmërinë e tyre të lartë.

Ai ka pësuar disa djegie, por tashmë ka dalë nga spitali.

[gallery columns="1" jnewsslider="true" size="full" ids="1352680,1352679,1352677"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH