Aktualitet

10 humbje jete dhe 616 raste të reja me Covid

Shkruar nga Liberale
10 humbje jete dhe 616 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë kryer 3218 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 616 qytetarë.

Janë 8,380 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç.

Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 616

Të shëruar në 24 orë 543

Të shtruar në spitale 164

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 3218

Testime totale 1,359,147

Raste pozitive 194,472

Raste të shëruara 183,078

Raste Aktive 8,380

Humbje jete 3,014

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4462

Fier 761

Gjirokastër 492

Shkodër 471

Berat 447

Durrës 446

Vlorë 397

Elbasan 336

Korçë 245

Lezhë 175

Dibër 76

Kukës 72

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH