
Aktualitet
1 vit pas tërmetit/ Tabaku: Rama nuk mbajti asnjë premtim

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me bilancin e bërë dje nga kryeministri Edi Rama për rindërtimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nnëtorit të vitit të kaluar.
Në një postim në “Facebook”, ish-deputetja shkruan se qeveria ka dështuar dhe se nuk ka mbajtur asnjë premtim.
“Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. Në një vit ka shpërblyer Gjicët e partisë me taksat e shqiptarëve. Sot vazhdon t’i gënjejë me të njëjtën fabul “prisni dhe pak”. Koha e tij ka përfunduar. Koha e mashtruesve dhe gënjeshtarëve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar. Koha e hajdutëve që edhe në kohë fatkeqësie tragjeditë kolektive i përdorin si mjete këmbimi për votë në fushatë ka përfunduar,” shkruan ndër të tjera Tabaku.
Tags: jorida tabaku, premtime, rindertimi, termeti