Aktualitet

1 vit nga tërmeti tragjik/Rama: Njerëzit kanë filluar të rikthehen…

               Publikuar në : 15:51 - 26/11/20 liberale

Sot më 26 Nëntor bëjmë plot një vit që nga dita kur tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës rihter mori plotë 51 jetë, plagosi mijëra qindra njerëz dhe la të pastrehë shumë të tjerë. Sot kujtojmë ditën kur shumë njerëz prisnin nën rrënoja të shpëtoheshin e shumë të tjerë luteshin për fatet e tyre, të familjeve, miqëve dhe të afërmëve.

Pasojat e këtij tërmeti ishin fatale, shkatërruese dhe dëmtuese për shumë njerëz e kryesisht për Durësin dhe Thumanën, atje ku dhe dëmet ishin shumë më të mëdhaja. Çdo ditë luteshim dhe shpresonim për fatin e njerëzve që po e përjetonin vdekjen në mënyrën më katastrofike të mundshme.

Çdo informacion vinte në kohë rekorde me përditësimin e të rejave më të fundit dhe cdo portal, televizion, medium i ishte kushtuar tërmetit fatal të 26 nëntorit. Sot pas një viti kujtojmë këtë tragjedi dhe lutemi që të mos e përjetojmë më një gjë të tillë.

Ndërkohë edhe kryeminstri i vendit Edi Rama tregon përmes një video në rrjetet e tij sociale përjetimet personale dhe punën që u bë për të shpëtuar e ndihmuar sa më shumë njerëz.

“U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, ishin tmerr ! Menjëherë telefonatat. Durrësi keq. Aty ishte edhe epiqendra. Mbërrin makina dhe nisem direkt për në Durrës. Gjatë gjithë rrugës flisja me kë të mundesha, ministrat, kryetarë bashkish. Laci keq, Thumana shumë keq ! Të gjithë ishim në këmbë për hir të së vërtetës. S’e kishim provuar kurrë më parë dicka të tillë në jetën tonë. I kam çuar aty në atë makinë, në atë stres dhe në atë nxitim sms disa nga shefave të qeverive që i ndjeja më afër në atë moment. Arrij në Durrës, arritja ishte drithëruese tek rrënojat e pallatit që kishte zënë poshtë banorët. Shoh përpara Edisonin, një ish-deputet tonin që kërkonte motrën bashkë me fëmijët. Një tmerr ! Ndërkohë kisha një frikë, një frikë të cuditshme nga vetmia. Nga një ndjenjë vetmie. Si dilet nga kjo sitauatë katastrofike për mijëra e mijëra njerëz? Kanë qenë ditët dhe netët më të çmenduar të jetës sime. Nuk mbaja mend më as datat pas dy apo tre ditësh. Ndërkohë kujtoj frikën e njerëzve dhe grumbullimet jashtë natën, turma- turma. Ato daljet me furi, kur dikush shpërndante lajmin se po vjen prapë tërmeti. Ankthi ishte sa kampe, sa kampe mund të ngremë me çadra në kushte minimale për të gjithë këtë milet? E pamundur ! Duke kaluar me makinë në rrugën e plazhit më lindi ideja e hoteleve. Dhe cfarë lehtësimi ishte për çdo familje që futej në autobuz për të shkuar në hotel. Iku dhe një. Iku dhe një. Dhe ndërkohë hotelet që mbusheshin e mbusheshin. Ju jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që ndihmuan.. Në radhë të parë atyre pronarëve që hapën dyert me stafet me shumë përkushtim. Pastaj atyre që erdhën për të na ndihmuar për kërkim shpëtimin. As vetë se besoja që na u gjendën aq shumë miq, që Shqipëria pati aq shumë miq në atë moment aq të zymtë. Pastaj konferenca, konferenca e madhe e Brukselit. Përgatiteshim. Vravingo rrugëve sa në Thumanë, sa në Lac, sa në Kavajë, sa në Golem, sa rrotull Tiranës. Në Durrës, prap në Durrës, prap në Durrës. Varavingo rrugëve dhe telefonata, telefonata me miqtë e huaj në makinë por frika kishte kaluar. Kishte kaluar sepse u kuptua që gjërat po bëheshin të gjitha bashkë dhe po mblidheshin ashtu siç duhet të gjitha energjitë. Kukuvajkat në Shqipëri natyrisht nuk mungonin, por arritëm të mbledhim më shumë se 1 miliard në Bruksel dhe ishte një çlirim shumë i madh, një krenari e madhe. Ishte një mbështetje shumë e madhe sepse që në atë moment Shqipëria nuk kishte më telashe me financimin nga buxheti i vet dhe me daljen nëpër tregjet e kapitaleve, në radhë të parë. Ishte e mrekullueshme, e mrekullueshme se si njerëzit në të gjthë Shqipërinë, në Kosovë e në diasporë u bënë bashkë dhe se si më e keqja kaloi. Çdo krizë është një mundësi. E dija që duhej me patjetër ta shndrronim këtë fatkeqësi në një fillim të ri, në një perspektivë të re për mijëra e mijëra familje, për më të rinjtë e ndër ta për fëmijët e tyre por edhe për Shqipërinë. Një rast për të dalë më të fortë, më të lidhur me njëri-tjetrin, qeveria me popullin, më të vetëdijshëm në fuqinë tonë. Dhe kështu po ndodh hap pas hapi . Njerëzit kanë filluar të rikthehen në shtëpi. Gjithnjë e më shumë hyjnë në shtëpit e tyre të reja javë pas jave, muaj pas muaj. Fëmijët dhe mësuesit sapo kanë nisur të kthehen në shkolla fantastike, që as nuk krahasohen me ato që humbëm atë natë. Sapo kanë nisur edhe pallatet e para. Do të bëjmë lagje të reja që do të jenë po aq fantastike sa shkollat e reja. Njerëzit ankohen, shpesh me të drejtë. Sa shumë ka akoma për të bërë në cdo fushë, në cdo aspekt. Unë vetë s’kënaqem, s’kënaqem kurrë nga puna ime, s’kam se si. Shqipërinë e gjetëm tamam si ato pallatet që nuk ranë, por mezi mbajnë. Por në këtë punë kam mësuar durimin. Duhet shumë durim. Punët e mira duan kohën e tyre dhe për t’i bërë mirë duhet shumë durim. Bota shumë e shumë kohë më parë i ka ngritur ato që ne shohim sot. Ne kemi nevojë për kohë që t’i kryejmë punët në të katër anët, njësoj si me rindërtimin edhe me ekonominë, shëndetësinë, arsimin, edhe me infrastukturën, me gjithçka që të ndërtojmë shtetin që meritojn fëmijët tanë. Na duhet vetëm kohë. Na duhet vetëm kohë dhe punë e durim , sepse përkushtimi i madh nuk na mungon. Kjo mbase është pak, por kjo është e sigurt.”, thuhet në video.

I paharruar qoftë kujtimi i 51 fëmijëve, grave dhe burrave që humbën jetën në tërmetin e 26 Nëntorit. /Gazeta Liberale

Videon e gjeni KËTU

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back