Aktualitet

1 milion euro dhe 6 ton drogë/ Goditet banda italo-shqiptare e drogës

Shkruar nga Liberale
1 milion euro dhe 6 ton drogë/ Goditet banda italo-shqiptare e drogës

Autoritetet italiane i kanë dhënë një goditje të fortë trafikut të armëve dhe drogës të drejtuar nga një organizatë italo-shqiptare.

Gazeta italiane "La Repubblica" shkruan se në orët e para të ditës, forcat e rendit në shtetin fqinj kanë vënë në pranga 20 persona, 10 nga të cilët do të mbeten në burg e të tjetër në arrest shtëpie. Ndalimet u kryen në zonën e Barit. Gjatë aksionit policor u sekuestruan mbi një milionë euro dhe gati 6 ton marijuanë.

Arrestimet pasojnë një hetim të gjatë e kompleks të kryer nga dhjetori i vitit 2015 deri në shkurt të 2017-tës kundër një organizate kriminale të përbërë nga italianë – përfshirë personazhe të lidhur me klanin Strisciuglio të Barit – dhe shqiptarë që konsiderohen përgjegjës për krime të shumta duke filluar nga grupime që synojnë trafikimin e drogës e deri tek prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, mbajtjen dhe transportimin e armëve të paligjshme, si dhe vjedhja.

Ta ndaluarit janë të gjithë rezidentë në zonën e Barit, ndërsa autoritetet vijojnë kontrolle të imtësishme për të ekzekutuar bllokimin e aseteve të organizatës që konsiderohet si mjaft e rrezikshme.

Liberale Newsroom

All - General - 1
Poll
All - General - 2
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7
SHQIPENGLISH