Aktualitet

1.3 ton kokainë kaloi në Shkodër e Pogradec, me dijeninë e SPAK

               Publikuar në : 20:50 - 19/02/20 liberale

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me sekuestrimin e 1.3 ton kokainë në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas burimeve kamioni ka hyrë dje në Shkodër dhe ka dalë sot në mëngjes nga Pogradeci. Sipas Report TV, DEA amerikane, autoritetet italiane dhe SPAK kanë bashkëpunuar për të lejuar kalimin e kamionit me 1.3 ton kokainë për të vëzhguar nëse lënda narkotike kishte lidhje me grupe kriminale shqiptare.

Sipas hetimeve rezultoi që droga nuk kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare, por vendi ynë është përdorur thjeshtë transit.

Pas kalimit të kufirit shqiptar, hetuesit e infiltruar të DEA dhe italianëve, kanë bërë të mundur ndalimin e drogës në Maqedoni në një magazinë me banane.

Sipas mediave maqedonase, kokaina fillimisht është nisur nga Amerika Latine deri në Bar të Malit të Zi, dhe kishte destinacion final Koper, në Slloveni./Gazeta Liberale

 

 

 

 

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back