Aktualitet

1.2 ton kokainë në Greqi, detaje për operacionin

Shkruar nga Liberale
1.2 ton kokainë në Greqi, detaje për operacionin

Të tjera detaje kanë dalë në dritë, sa i përket mega-operacionit të policisë greke dhe DEA-s amerikane, që sekuestroi 1.2 ton kokainë, që vinte nga Karaibet.

Sipas mediave greke raportohet se kokaina ka hyrë përmes portit privat të Katakolos dhe më pas është fshehur në një kompleks dhomash plazhi në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos.

Të arrestuarit, deri tani 8, janë shqiptarë dhe marokenë, ndërsa në kërkim është dhe një shtetas grek. Hetimi për të goditur grupin kishte nisur para 6 muajsh, në bashkëpunim me DEA-n dhe Prokurorinë e Drogave në Athinë.

Në Greqi, do të ishte vetëm ndalesa e parë, pasi një pjesë e kokainës do të dërgohej në Afrikën e Veriut dhe pjesa tjetër në Evropën Veriore.  Po ashtu, hetime po kryhen në Spanjë dhe në Shqipëri.

Liberale Newsroom

All - General - 1
Poll
All - General - 2
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7
SHQIPENGLISH