Në fakt ka pasur shumë pikëpyetje për këtë sekt fetar, e herë pas here shumë vdekje, jo vetëm në Shqipëri, janë lidhur me predikimet e tyre, por asnjëherë s'ka pasur ndalime apo kontrolle ndaj tyre.
Pastori Paulin Vilajeti, si një studiues i mirë i "Dëshmitarëve të Jehovait", thotë se ata janë një sekt satanik dhe se shumë shtete i kanë shpallur të jashtëligjshëm.
“Unë them që “Dëshmitarët e Jehovait” është një sekt satanik, pasi janë njerëz shumë të mbyllur të cilët nuk panojnë të hyjnë në debate.
Është një sekt, ku ka shtete të cilat i kanë shpallur të jashtëligjshëm. Ata janë njerëz që mbjellin urrejtje. T’u thuash njerëzve që martohet vëllai jot dhe ti nuk ke ë drejtë t’i shkosh në dasëm, ky është tmerr i paparë. Nuk i lejojnë të shkojnë në festa familjare, apo të festojnë ditëlindjen e tyre. Është predikimi i tyre, është një sekt të cilin e kam studiuar mirë. Shteti shqiptar duhet t’i shikojë këto grupime që kanë hyrë në Shqipëri”, tha Vilajeti në Euronews Albania.
Sipas një raporti të 2019, rreth 34 vende, kryesisht nga Evropa, Azia dhe Afrika kanë ndaluar aktivitetin e "Dëshmitarëve të Jehovait". Më të përhapur ata janë në SHBA, Meksikë, Brazil, e më tej në Nigeri e Itali.